Gjokutaj: Indeksimi i pensioneve nuk është politikë qeveritare, por proces automatik

Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, theksoi se indeksimi i pensioneve bazohet në inflacionin mesatar dhe është një proces automatik.
"Indeksimi nuk ka asgjë të veçantë në atë metodikën e tij për arsye se merr për bazë inflacionin mesatar të vitit, bazuar me një specifik të bazës së shportës së mallrave dhe natyrisht që pasqyrohet sipas formulës që është tashmë e përcaktuar me vendim të qeveris.
Ajo çka vlen, tashmë indeksimi nga sa është kuptuar do të jetë në nivel automatik, pra nuk do të jetë më si një qasje e bazuar në vullnetin e çdo qeverie, por diçka që i takon me të drejtë.
Përsa i përket normës, 2.5% është thjesht një qasje minimaliste në aspektin e asaj se çfarë mund ti shtohet çdo pensionisti që merr qoftë pension të plotë apo qoftë dhe pensione të ndryshme invaliditeti dhe pensione të pjesshme.
E gjithë kjo nuk ka të bëj as me një shtesë pensioni as me diçka që vlen si pjesë e politikave që qeveria ka premtuar dhe ka vendosur në programin e saj politik", u shpreh Gjokutaj.

