Gjoka: Ne nuk kemi infrastrukturë për prodhimin vendas, i transportojmë akoma me kafshë
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Filip Gjoka, kryetar i shoqatës i industrisë së bimëve aromatike dhe mjekësore të Shqipërisë se vendi ynë i prodhon prodhimet, por nuk ka rrugë dhe kur bie shi maunet nuk i marrin dot ato.
Gjoka: Nuk mund t'i krahasojmë kostot tona sepse ne nuk kemi infrastrukturë. Ne i prodhojmë prodhimet, por nuk ka rrugë dhe kur bie shi maunet nuk i marrin dot prodhimet se ngelet për t'i lëvizur me kafshë.
Po ashtu bonifikimi është një problematikë shumë e madhe, sidomos në kohën e përmbytjeve. Këtu ka pushuar industria e rëndë. Nuk prodhojmë grurë apo misër që të jenë të certifikuar si bio. Mungon kontrolli i pesticideve. Shumë operatorë të huaj ka bërë refuzime dhe kthim për shkak të nivelit të lartë të këtyre pesticideve.


