GJL për Legalizimet, PD: Puç Kushtetues/ Spaho: Në shkallë të parë, pronarët kërkuan pavlefshmëri të lejes së legalizimit
Avokati, Shkëlqim Spaho në një intervistë në Ora News u shpreh se prinarët në shkallë të parë pronarët kërkuan pavlefshmëri të lejes së leagilizimit.
Spaho: Në vetvete kjo duket si një çështje e koklavitur, por kjo është një çështje e thjeshtë.
Sespe vendimet e gjykatës Kushtetuese janë vendime ligjore që duhet të zbatohen, pra janë një Kushtetutë për gjykatat e tjera.
Në lidhje me procesin e legalizimeve që ka vite që ka filluar, gjykata Kushtetuese ka trajtuar një problem në lidhje me shpronësimin e pronarëve që shpronësoheshin nga ndërtimet informale në tokat e tyre.
Kjo kërkese trajtohej nga shoqata e Pronarëve, të ish pronarëve të vjetër.
Në vendimin 37 të gjykatës Kushtetuese shpronësimin e pronarëve mbi të cilat ishin ngritur ose ndërtuar ndërtimet informale, gjykata Kushtetuese e konsideroi si shpronësimin për interes publik.
Ndodhur në këto kushte në gjykatat e rretheve familjarët që kanë përfituar nga procesi i legalizimit janë të pajisur në fund të procesit me certifikatën e pronësisë.
Në kushtet kur ish pronari kërkon pavlefshmëri të procesit të legalizimit këtu futemi në një ngërç sepse nuk legjitimohet nga ana materiale pronari i ish traullit që të kërkojë pavleshmëri të këtij procesi sepse nuk e lejon vendimi i gjykatës Kushtetuese.
Në rastin konkret në shkallë të parë pronarët kërkuan pavleshmëri të lejes së legalizimit.

