Gjirokastra pa turistë, bizneset drejt mbylljes: Duhet promovim, jo vetëm gjatë verës
Qyteti i gurtë Gjirokastra, gjatë stinës së dimrit është pothuajse i zymtë. Tregtarët thonë se dhe ato pak turistë janë kalimtarë, duke i rënduar ato ekonomikisht, ndërsa apelojnë për marrjen e masave nga pushteti vendor e qëndror për promovimin e qytetit.
Në stinën e dimrit shitjet kanë rënë ndjeshëm pothuajse në të gjitha bizneset në Gjirokastër.
Pjesa më e madhe që operojnë në zonën muzeale, gjatë dimrit janë mbyllur.
Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e fuqisë blerëse. Edhe ato pak biznese që hapin dyert, thonë se rrinë kot gjithë ditën, pasi në kalldrëmet e Gjirokastrës ska asnjë lëvizje.
Qytetarja: "Gjatë stinës së dimrit është katastrofë, është si shkretëtirë në Gjirokastër, si në qytetin lartë ashtu dhe në qytetin e ri poshtë"
Tregtarët bëjnë përgjegjës, pushtetin vendor dhe Ministrinë e Kulturës.
Qytetarja: "Promocioni në qytetin e Gjirokastrës është vetëm në stinën e verës. Sa vjen tetori, nëntori, Gjirokastra harroet si nga promocionet që i bëhen nëpërmjet reklamave, po dhe nga Bashkia dhe Ministria e Kulturës".
Puna ka rënë ndjeshëm edhe në hotelet, e bujtinat.
Biznesmeni: "Është një diferencë e madhe tani në sezonin e dimrit, krahasuar me atë të sezoniot të verës, për shkak se lëvizjet janë shum të ulëta nga jasht, po dhe nga turistët vendas"
Në këtë situatë më të penalizuarit mbeten bizneset. Edhe pse u premtua nga kryebashkiaku që Gjirokastra ka qenë në 365 ditë të vitit e vizitueshme, ky qytet sipas biznesmenëve vizitohet më shumë vetëm gjatë sezonit të verës.