Gilbert: Investojmë në Shqipëri, sepse shohim vizionin ku po shkon ky vend

Michael Gilbert, CEO i rrjetit global të pasurive të paluajtshme “Forbes Global Properties”, i cili hapi dyert edhe në Shqipëri, tha se investimet po përqendrohen në Shqipëri, sepse shihet vizioni ku po shkon vendi ynë.

Në aktivitetin e “Forbes Global Properties”, rrjetit ndërkombëtar imobiliar që hapi dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, Gilbert tha se ndihet krenar që ndodhet në Tiranë.

“Festojmë sot faktin që Capital Point bëhet pjesë e një rrjeti të jashtëzakonshëm të pasurive të paluajtshme që përqendrohet te niveli më i lartë i tregut mes shitësit dhe blerësit më të pasur”, tha ai.

“Ne shkojmë aty ku kërkojnë shitësit dhe blerësit tanë dhe ne jemi në Shqipëri për një arsye: shohim vizionin jo vetëm të asaj që është ndërtuar, por shohim vizionin e asaj se ku po shkon ky vend”, theksoi Gilbert.

CEO i “Forbes Global Properties” u shpreh se kthehet pas 25 vitesh në kryeqytetin shqiptar, për të parë ndryshimet e mëdha dhe transformimet që kanë ndodhur ndër vite.

“Dhe nuk mund të jem më i kënaqur se kaq”, përfundoi Gilbert.

EMISIONET