Gazetari shpjegon procedurat ligjore! Algalliu: Ka nisur një “luftë” mes qeverisë Meloni dhe Gjykatave për Gjadrin. Sot, drafti për emigrantët

Vendimi i Gjykatës së Romës, që është dhe institucioni përgjegjës për çështjet ligjore të emigracionit në Itali, i cili vendosi që të sjellë në Itali e emigrantët e parkuar në Gjadër të Lezhës, duket se ka ndezur arenën politike në vendin fqinj.

Për të kuptuar më shumë arsyet dhe pasojat e këtij vendimi e ftuar në një intervistë për “Ora News”, ishte gazetari Arbër Algalliu, i cili nga Italia u shpreh se tashmë pakti me kryeministrin Edi Rama Ramës e ka futur në një krizë të thellë qeverinë “Meloni”.

“Qeveria italiane do të prezantojë sot në orën 18:00 një projektligj që të tejkalojë pengesat e hasura nga Gjykata e Romës për ccështjen e emigrantëve të paligjshëm, ku synohet të ngrejë mbi ligjin komunitar në Itali.

Gjithashtu do të shqyrtohet dhe mundësia e apelimit të vendimit të gjykatës.

Vlerësimi i një vendi të sigurt duhet të bëhet sipas rastit dhe rast pas rastit, dhe këtë qeveria “Meloni” nuk e kishte bërë këtë. Pra, ka nisur një luftë mes qeverisë Meloni dhe Gjykatave italiane”, u shpreh gazetari Arbër Algalliu.

INTERVISTA E PLOTE ME GAZETARIN AGALLIU

EMISIONET