Gati të prodhojmë armë/ Industria e Mbrojtjes, Vengu: 20 shoqëri interes për të bashkëpunuar me KAYO
Pas nismës së Shqipërisë për të rikthyer prodhimin e armëve në tre uzina, 20 shoqëri kanë shprehur interes për të lidhur kontratë me kompaninë “Kayo”.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu në vizitën në bazën detare të Pashalimanit ka bërë të ditur se përgjatë muajit qershor dhe korrik janë finalizuar negociatat me tre nga kompanitë që kanë aplikuar, ndërsa do të jenë bashkë-aksioner me shtetin shqiptar.
Prodhimi do të jetë në mjetet e blinduara dhe të atyre të emergjencave civile, municionet dhe uniformat dhe pajimeve personale.
Vengu përmes një postimi në faqen zyrtare të ministrisë shprehet se negociatat vijojnë në prodhimin e armatimit të lehtë, sistemeve të artilerisë, predhave dhe të dronëve luftarakë.

Ndërkaq në Bazën Detare të Pashalimanit ku ka nisur vlerësimi teknik me partnerët italianë me qëllim ringritjen e kantjerit detar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare.
Në 31 korrik qeveria miratoi dhe vendimin për mënyrën e negocimit të KAYOS me subjekte të tjera për prodhimin e armëve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm si dhe të dronëve.
Kushti është që shteti të ketë jo më pak se 20 për qind të aksioneve dhe investimi të jetë në mbi 5 mijë metra katror. Po ashtu vlera që do të financohet nga kompania partnere të jetë jo më të ulët se 50 pesëdhjetë milionë euro.


