Gati Skavica/ Në qershor nis ndërtimi i rrugës drejt kantierit, Ambasadori i SHBA-së: Presim me kënaqësi të shohim përparim
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj për zhvillimin e demokracisë mbrojtjes dhe ekonomisë!
I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, David Wisner përcolli këtë mesazh pas takimit me kryebashkiakun e Kukësit i cili e lajmëroi se puna për ndërtimin e hidrocentralit te Skavicës pritet të nisë vitin e ardhshëm.
Përfaqësuesi I SHBA tha se pret avancim në lidhje me këtë projekt strategjik.
“Jemi të interesuar për më shumë investime amerikane dhe inkuarojmë që investimet nga Shqipëria të vijnë drejt SHBA.
Shumë herë e keni dëgjuar nga diplomatet amerikanë në shqipëri, ne jemi të fokusuar në tre cështje madhore, ndërtimi i lidhjeve të mbrojtjes, rritja e lidhjeve të biznesit dhe të punojmë me shipërinë teksa ajo punon për demokracinë e saj dhe sigurisht vendin e rëndësishëm që luan reforma në drejtësi.
Sa i përket Skavicës presim me kënqësi të shohim përparim'', tha Wisner.
Kryetari i bashkisë Kukës, Albert Halilaj, tha se në qershor do të nisë ndërtimi i rrugës për në kantier.
‘’Lidhur me hidrocentralin e Skavicës bësoj se është një projekt që do vazhdojë në fund të muajit qershor në lidhje me rrugën dhe vitin tjetër do vijojë normalisht.
Është një investim madhor, strategjik që do I vijë në ndihmë bashkisë së Kukësit’’, tha Halilaj.
Hidrocentrali i Skavicës, I katërti I kaskadën e drinit, parashikohet të kushtojë rreth 500 milion dollar!

