GATI ARRESTIMI? "SPAK ngushton rrethin e Ermal Beqirit, dosja e tenderave të AKSHI-t po shpërthen"

GATI ARRESTIMI? "SPAK ngushton rrethin e Ermal Beqirit, dosja e tenderave

Në 15 Shtator 2025 në dyert e Institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë së re, SPAK, u paraqit një nga personazhet më të përfolur të botës së tenderëve publikë: Ermal Beqiri, pronari i “Soft & Solution” dhe “Horizon”, dy prej kompanive më të mëdha të teknologjisë së informacionit që kanë përthithur miliona euro të parave të shtetit.

Beqiri është marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së, në një seancë që zgjati me orë – dhe nuk ishte një vizitë formale. Kjo shënon herën e parë që ai del fizikisht në SPAK, pas kontrolleve të befasishme disa javë më parë në zyrat e tij në Tiranë, ku u sekuestruan dokumente që mund të hapin një kapitull të ri akuzash.

Dokumente që – sipas burimeve – kanë potencial të godasin në zemër skemën e shpërndarjes së tenderëve të AKSHI-t gjatë gjithë këtyre viteve.

Në hetimin e hapur për tenderët publikë të teknologjisë, SPAK nuk po përballet thjesht me një kompani apo një individ – por me dy dekada monopol, klientelizëm dhe lidhje të forta politike.

Beqiri ishte sot para drejtësisë jo si “regjisor”, siç e kanë quajtur shpesh, por si një person që duhet të japë llogari për tenderët ku përfitimet janë dhënë me miliona euro.

Vetëm pak ditë më parë u paraqit edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Dyshimet janë të qarta: SPAK ka hyrë tashmë thellë në zemër të sistemit që ka menaxhuar digjitalizimin dhe paratë e IT-së në Shqipëri.

A po hetohen në të njëjtën dosje? A janë pjesë të së njëjtës skemë?

SPAK hesht – por fakti që të dy thirren njëri pas tjetrit tregon se dosja po merr përmasa shumë më të mëdha sesa pritej.

????23 MILIONË EURO TENDERË VETËM NË 5 VITE – KU SHKUAN KËTO PARA?

“Soft & Solution” ka përfituar 23 milionë euro në vetëm pesë vite – një nivel dominimi që nuk arrihet kurrë pa mbështetje të fortë brenda institucioneve publike.

Së bashku me ABS të Gerond Meçës, këto kompani kanë çarë rrugën e tenderëve, duke u përballur në KPP në betejë të hapur për dominimin absolut të tregut.

Nëse këto shifra i vendosim pranë dyshimeve të ngritura për vite me radhë, rezultati është i qartë:

ky sektor ka qenë i kapur.

Dhe SPAK duhet ta thyejë këtë kapje.

????RRITJA E ÇUDITSHME E IMPERIUMIT TË BEQIRIT

Historia e kompanive të tij ngre pikëpyetje të forta:

• 2021: merr kontrollin e “Soft & Solution”, megjithëse dyshohej se e drejtonte në hije që më herët.

• 2024: zgjeron perandorinë me “R&D Solution”, blerjen e “IT Tirana” për 144 mijë euro dhe blerjen e “Horizon” për 380 mijë euro nga një kompani off-shore.

Administratore në disa prej këtyre shoqërive mbetet i njëjti person, Arjola Koromani – personi që ia shiti kompaninë e parë Beqirit.

Një strukturë që ngjan më shumë me një rrjet të organizuar kontrolli, jo me thjesht biznese të pavarura.

E gjitha kjo ndodh ndërkohë që tenderët publikë vijojnë të rrjedhin drejt kompanive të tij.

????KOMPANITË E TIJ JANË NË ZEMËR TË DIGJITALIZIMIT TË SHTETIT – DHE KY ËSHTË PROBLEMI

Tenderët e fituar përfshijnë:

• sisteme jetike të shtetit,

• furnizime me infrastrukturë IT,

• mirëmbajtjen e sistemeve që përdorin miliona qytetarë,

• projekte kyçe të digjitalizimit.

Kur një sektor i tërë është i përqendruar në duart e disa individëve të lidhur ngushtë, çdo dyshim bëhet kërcënim kombëtar.

Dhe çdo sekondë vonesë e SPAK-ut bëhet përgjegjësi morale dhe institucionale.

????SPAK – MERRNI MASAT LIGJORE TË PLOTA! PUBLIKU NUK MUND TË PRET MË

Hetimet kanë nisur. Dokumentet janë sekuestruar. Personat janë thirrur.

Tani SPAK duhet të:

• hetojë deri në fund çdo procedurë tenderimi,

• sqarojë çdo lidhje të dyshimtë mes kompanive të Beqirit dhe AKSHI-t,

• verifikojë çdo kontratë,

• evidentojë çdo konflikt interesi,

• marrë çdo masë ligjore ndaj kujtdo që rezulton i përfshirë.

Shqiptarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi.

Dhe drejtësia kërkon guxim.

Koha e raportimeve formale ka mbaruar.

Koha e konferencave për shtyp ka mbaruar.

Tani është koha e vendimeve.

SPAK duhet të veprojë – pa frikë, pa presion, pa tolerim.

/Marrë nga Faxweb

EMISIONET