FOTO+VIDEO/ Destinacionet për verën, media britanike“The Telegraph” rekomandon 4 vende të Shqipërisë
Media britanike “The Telegraph” ka renditur katër vende të Shqipërisë si destinacionet që nuk duhen lënë pa vizituar sezonin e verës. Vendin e parë e zunë ishujt e Ksamilit ndërsa pjesë e listës janë plazhi i Dhërmiut, liqeni i Ohrit dhe Shkodrës.
Katër prej 10 destinacioneve të verës të rekomanduara nga për të kaluar pushimet nga prestigjiozja The Telegraph i përkasin Shqipërisë.
Në një artikull kushtuar rekomandimeve për turistët, plazhi i Dhërmiut, Ksamilit, liqeni i Ohrit dhe Shkodrës, cilësohen si perlat e rajonit që nuk duhen lënë pa u vizituar.
Ishujt e Ksamilit renditen në vend të parë nga “The Telegraph” që i cilëson parajsë të rërës së bardhë, madje i rekomandon pushuesve që të vizitojnë gjithashtu edhe Butrintin I krijuar në shekullin e 7 para erës sonë.
Plazhi i Dhërmiut është quajtur nga media britanike si më i miri dhe më moderni i Shqipërisë, duke e renditur në vendin e pestë. Por jo vetëm detaje të rivierës, pasi “The Telegraph” shprehet se ky fshat jugor frekuentohet edhe nga figura publike shqiptare si këngëtarë e politikanë.



Për pushuesit që nuk duan det, prestigjiozja britanike ka dhënë opsione të tjera të Shqipërisë.
Liqeni i Ohrit është i treti në listë si një ndër vendet që ofron gjithçka. Për turistët rekomandon një ditë pranë liqenit gjatë orëve të para të mëngjesit dhe më pas shëtitje në zonat turistike pranë, që tregojnë historinë e vendit dhe jo vetëm.
Shkodra gjithashtu është pjesë e listës së “The Telegraph”. Aty turistët mund të bëjnë shëtitje me kajak, të provojnë verën vendase apo edhe të shijojnë shëtitje të gjata përgjatë qytetit dhe jo vetëm.

Teksa vendi ynë dominoi listën e The Telegraph, destinacione të tjera në Ballkan që rekomandohen janë Plazhi i Jazit në Malin e Zi si dhe Ujëvara e Kravicës në Bosnje-Herzegovinë.


