Fermerët paralajmërojnë protesta para Ministrisë së Bujqësisë, ja çfarë kërkojnë

Fermerët paralajmërojnë protesta para Ministrisë së

Fermerët janë mbledhur ditën e sotme përpara Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre.

Nëpërmjet një pankarte të madhe, ata kanë shpalosur kërkesat që kanë, përfshirë:

Barazimi i TVSH për produktet bujqësore;

Rimbursim për çdo litër qumësht;

Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

Subvencionim për farat dhe fidanët dhe Subvencionim për produktet organike.

Fermerët kanë paralajmëruar protesta gjatë të gjithë muajit shkurt duke filluar nga qyteti i Korçës.

Protesta pritet të kulmojë në Tiranë në ditët e para të muajit mars.

EMISIONET