Eurobondi/ Koti: Nuk mundet që qeveria të marrë borxh sa herë që keqmanaxhon paratë e shqiptarëve

Shqipëria ka mundur të bindë investitorët në tregjet ndërkombëtare financiare, duke siguruar 650 milionë euro me një interes 3.75 për qind.    

Deputetja e Partisë Demokratike Serina Koti, në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushja është shprehur se nuk ishte momenti i duhur për të marrë borxhet e sidomos në tregjet ndërkombëtare pasi Shqipëria është në krizë.

Serina Koti: Eurodbondi qau miratua para dy javësh, ne e kundërshtuam me faktin se Shqipëria është një situatë kritike të borxhit publik.  Nëse ne marrim në total borxhin e Shqipërisë jemi gati 100% të prodhimit të brendshëm bruto, nuk ishte momenti i duhur për të marrë ende borxh sidomos në tregjet ndërkombëtare kur kemi dhe riskun e kursit të këmbimit dhe ekspozimin ndaj një tregu të jashtëm i cili nuk e kontrollojmë dot. Ne ishim në kundërshtim sepse mungonte detajomi se ku do të shkonin fondet që do të merreshin nga Eurobondi. Ajo që u tha nga Ministrja e financave kanë qenë shpenzimet buxhetore dhe për projektet 2022.

Ajo shprehet se pjesa më e madhe e parave të marra borxh do të shkojnë për të mbuluar shpenzimet e prapambetura të këtij viti.

Serina Koti: Pra pjesa më e madhe e parave të marra borxh do të shkojnë për të mbuluar shpenzimet e prapambetura të këtij viti. Nuk është se jemi kundra borxhit se ne e dimë situatën ekonomike të Shqipërisë. Nëse borxhi do të shkonte për investime kapitale ose investime që gjenerojnë para po dhe ne do të ishim dakord, por nëse shkojnë për shpenzime për paga për sigurime, për investime luksi, të cilat kapin edhe vlerën 71 milion euro. Janë në vlera jashtëzakonisht të mëdha në këto kushte krize që jemi.

Ajo shton se qeveria nuk mund të marrë borxh sa herë që nuk menaxhon paratë.

Serina Koti: Nuk mundet që qeveria të marrë para sa herë që ka mungesë likuiditeti dhe sa herë që keqmenaxhon paratë e shqiptarëve. E rëndësishme është nuk është marrja e parave po ku shkojnë paratë.

EMISIONET