Eurobarometri i EFSA/ Drazho: Për AKU-në, merr një vlerë shumë të veçantë

Polikseni Drazho, Koordinatore Kombëtare e EFSA/AKU e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se për AKU, Eurobarometri i EFSA merr një vlerë shumë të veçantë.

Drazho: Për AKU patjetër që merr një vlerë shumë të veçantë kjo gjë sepse tregon që përveç punës tonë, punës ndoshtë të aktorëve të tjerë të lidhur me sigurinë ushqimore, organizatat jo fitimprurëse madje edhe oponenca që na ka ardhur jo pak herë nga mediat tregon që ka nxitur një mendim kritik te konsumatori shqiptar.

Madje do thoja edhe tek prodhuesit apo operatori i biznesit ushqimor duke bërë që shqiptarët në përgjithësi të sjellin në fokus shumë të veçantë sigurinë ushqimore.

Por jo vetëm pasi po të shohim pikat, e dyta për nga rëndësia ose nga përqindja vjen përmbajtja e vlerave ushqyese.

Gjë që fillon dhe tregon një ndërgjegjësim shumë të lartë të konsumatorit, përveç pjesës së sigurisë por edhe lidhur me pjesën e cilësisë së produktit që ata konsumojnë.

 

EMISIONET