Abuzimet në punësime: U hapën më shumë vende nga sa u parashikua

Punësimet dhe shkarkimet e padrejta në administratën shtetërore vazhdojnë të prodhojnë kosto në buxhet.

Në vitin 2021, sipas raportit të Departamentit të Administratës Publike, institucionet kanë kërkuar 128 pozicione më tepër sesa ishin planifikuar.

Në total rezultojnë 1009 vende të lira, ku për çdo një prej tyre kanë konkurruar të paktën 15 kandidatë.

Kjo shifër është më e ulët sesa mesatarja e vitit 2020 kur për çdo pozicion kishte të paktën 24 aplikantë.

Por edhe pse janë hapur më shumë pozicione se sa ishte nevoja edhe plotësimi i vendeve vakante mbetet problematik.

Në raportin e dorëzuar në Kuvend thuhet se vetëm 85 për qind pozicioneve janë plotësuar.

DAP raporton se nga të emëruarit, 13 subjekte vetë-deklaruese janë konstatuar në kushtet e ndalimit të funksioneve publike.

Një tjetër e dhënë e nxjerrë nga DAP është ajo lidhur me moshën administratës dhe atyre që kërkojnë të bëhen pjesë e saj.

Kandidatët që aplikojnë janë mesatarisht 31 vjeç, ndërsa ata që kërkojnë ngritje në detyrë 38 vjeç.

Më pak të interesuar për të punuar në administratë janë nëpunësit që vijnë nga institucionet e pavarura.

Janë 346 persona që janë larguar nga detyra, ku ata që kanë dhënë dorëheqjen përbëjnë rreth gjysmën. Për shkak të masave disiplinore janë shkarkuar 18 persona.

Në lidhje me vendimet gjyqësore, DAP vlerëson se ka pasur një rritje të numrit të zbatimit të tyre, por ende konstatohet mungesë vullneti nga qeveria.

Abuzimet në punësime: U hapën më shumë vende nga sa u

Abuzimet në punësime: U hapën më shumë vende nga sa u

EMISIONET