Emigracioni dhe plakja e popullsisë, risk i shtuar për përfitimin e pensionit në shtet, Ponari: Të njihen me skemën private

Emigrimi masiv dhe plakja e popullsisë në Shqipëri po sjell dhe një risk të shtuar për përfitimin e pensionit në shtet.

Kjo temë u diskutua në Konferencën e Parë Rajonale e organizuar nga Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit.

Kryetari i saj Elvis Ponari theksoi nevojën e njohjes së punonjësve në vend me skemën private dhe përfitimet që vijnë prej saj. E për këtë ai theksoi domosdoshmërine e implementimit të kolonës së dytë në vend.

"Kolona e Dytë është sigurimi i pensiomit nga punësimi me financim kapital ku çdo i siguriar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (Kolona e Parë) paguan një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh. Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave tē siguruar përbëhen nga dy burime: një pension nga skema e sigurimit të detyrueshëm shtetëror dhe një pension nga skema e sigurimit të pensionit nga punësiminme financim kapital," tha ai.

Pensionet private në fakt funksionojnë prej 17 vitesh dhe Paratë e investuara në të nuk humbasin ndryshe nga shteti ato trashëgohen te pasardhësit. Ndërsa miratimi I projektligjit i hapë rrugë rritjes së aseteve në Fondet private. Aktualisht 4 fonde të tilla me mbi 37 mijë anëtarë dhe me afro 53 milionë euro asete. Këtë skemë e kanë përqafuar më pak se 3% e forcave të punës në vend.

Në panel folën dhe Arjan Kadare, Eduart Shalsi, anëtari i Bordit Mbikqyrës të AMF z.Deniz Deralla, kreu i ISSH Z.Astrit Hodo, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Dr. Christian Steiner etj. I pranishëm ishte edhe z. Enrik Osusky, menaxher i menaxhimit të aseteve në "UNIQA Insurance Group", e pranishme në Shqipëri prej vitit 2007 përmes "SIGAL UNIQA Group Austria".

EMISIONET