Çela: Është rritur numri i vizitorëve ndërkombëtar, deri në 2030 synojmë turizëm elitar
Drejtoresha e AKT, Zana Çela e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se gjatë dy viteve të fundit, numri i vizitorëve ndërkombëtar është rritur ndjeshëm.
Çela: Shqipëria është në një moment transformimi të thellë e të suksesshëm do të thoja të sektorit të turizmit.
Gjatë dy viteve të fundit, numri i vizitorëve ndërkombëtar është rritur ndjeshëm.
Por është rritur edhe diversifikimi i tregjeve ndërkombëatre.
Gjithashtu është rritur edhe një vëmendje e shtuar, kemi tashmë edhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
Por ajo që më takon mua ta them më me zë të lartë është se është rritur shumë edhe oferta turistike.
E gjitha panorama e ka bërë Shqipërinë një destinacion shumë autentik dhe shumë të kërkuar mesdhetar.
Qeveria ka një vizion të qartë për zhvillin e turizmit.
Duam të kemi deri në 2030 një turizëm elitar.
Por mbi të gjitha një turizëm gjithëvjetor dhe të shtrirë gjatë gjithë gjeografisë së vendit.
Për këtë tre shtyllat kryesore janë përmirësimi i infrastrukturës, qëndrueshmëria, rritja e cilësisë së shërbimeve.

