Eksperti: Qeveria keqmenaxhon qëllimisht energjinë, i bën presion Entit Rregullator që të rrisë çmimet

Eksperti i energjisë Eduard Elezaj, në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli për krizën energjetike. Ai u shpreh se situata në të cilën jemi sot me sektorin e energjisë është rezultat i një keqmenaxhimi të qëllimshëm, nga ana e qeverisë.

Ndër të tjera ai është shprehur se qeveria po bën presion entit rregullator që të rrisë çmimin energjisë.

Sipas Elezaj qeveria nuk e ka parë të udhës që të minimizojë impaktin e krizës energjetike tek qytetari shqiptar dhe tek biznesi shqiptar.

Eduard Elezaj: Ka shumë forma për minimizimin e impaktit tek biznesi shqiptar dhe tek qytetari shqiptar. Këtë  qeveria nuk e ka parë të udhës, shihet e udhës që kostot ti shkarkohen biznesit dhe qytetarit shqiptar. Kemi tarifë të rritur 195 lek KW. Ka një tendencë për rritje tarife si për qytetarin shqiptar dhe për biznesin.  Që do të thotë mbi 700 KW do të jetë një tarifë tregu. Kjo ka dy  probleme. Nuk ka treg se cili është çmimi që do të vendose dhe si do të llogaritet. E dyta ka një mënyrë të jashtëligjshme të qeveritarëve shqiptar. Ligjërisht pas aplikimeve që bëjnë kompanitë publike pranë institucionit të  Entit Rregullator të Energjisë, është ky i fundit që ka tagër për miratimin ose jo të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Këtu po i bëhet presion Entit rregullator, nga ana e qeverisë, që të rrisë çmimin e energjisë elektrike pa pasur një aplikim nga kompanitë.

Sipas tij vullneti i qeverisë për të lehtësuar qytetarin dhe biznesin në Shqipëri për përballimin e situatës me krizën energjitike mungon.

EMISIONET