Ekspertët e mjekësisë në “Spitalin Amerikan 2”! Dr. Haldun Seyhan, 25 vite në kirurgjinë e protezave
“Spitalit Amerikan 2” i është bashkuar një tjetër mjek me eksperiencë në kirurgjinë ortopedike.
Nuk është vetëm suksesi në mjekësi që ka pasur në Turqi që tashmë thotë se do t’i vërë në shërbim të shqiptarëve, por edhe arsimimi.
Dr. Haldun Seyhan: “Përshëndetje! Unë jam Haldun Seyhan, jam mjek ortoped. Vij nga Stambolli dhe studimet i kam kryer në Stamboll. Në vitin 1993 jam diplomuar në universitetin “Cerrahpasa” në Fakultetin e Mjekësisë. Pas kësaj, në të njëjtin universitet mbarova specializimin në degën e ortopedisë. Në vitin 2000 u diplomova si mjek i kirurgjisë ortopedike”.
Seyhan ka fituar një eksperiencë të vyer për ndërhyrje të vështira, çka tashmë thotë se do t’i ofrojë në “Spitalin Amerikan 2”.
Dr. Haldun Seyhan: “Kam eksperiencë 25 vite si mjek në sektorin privat. Përgjithësisht merrem me problematika si endoproteza, proteza e gjurit, proteza e supeve dhe proteza e këllqeve. Po ashtu, merrem me operacionet e supeve, operacionet e gjunjëve, operacionet e kyçit të këmbës dhe përdor metodën arthroskopike. Gjithashtu, jam kirurg i sporteve dhe përveç kësaj ortopedia është fushë shumë e gjerë. Për të gjitha sëmundjet që kanë lidhje me ortopedinë, ne si ekip jemi të përgatitur. Për këtë arsye unë erdha për të punuar në Shqipëri te “Spitali Amerikan 2””.
Në këto ditë që ka mbërritur në Shqipëri, ai vlerëson dhe mikpritjen dhe atë çfarë ofron Shqipëria.
Dr. Haldun Seyhan: “Është një vend shumë i bukur dhe shumë komod. Shpresoj që do t’u ofrojmë ndihmë të gjithë pacientëve”.


