“ECO-ELB”-it I DEL TYMI/ Flakët përpijnë inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria hap dosje të dytë, nisin hetimet

Teksa pirgu me mbetje urbane të 8 bashkive në qarkun e Elbasanit duhet të digjej në mënyrë industriale në impiantin e inceneratorin të administruar nga shoqëria aksionere “ECO-ELB”, një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar të gjitha mbetjet që ndodheshin aty.

Bëhet fjalë për djegie në natyrë të tonelata mbetje urbane të grumbulluara nga Bashkia e Elbasanit, Gramshit, Përrenjasit, Librazhdit, Cërrikut, Belshit, Peqinit dhe Rogozhinës.

Kjo situatë e rëndë, e cila filloi prej pasdites së djeshme, sollit një atmosferë kaotike dhe mjaft të dëmshme për shendetin e qytetarëve në Elbasan.

Pasi shtëllunga tymi mbuluan qytetin dhe zonat për rreth, incineratorit të Elbasanit. Kjo bëri që shoqërisë “ECO-ELB” që administrohet nga Leli Kraja, t’i dalë tymi akoma dhe më keq se në rastin e parë, për të cilin prokuroria e Elbasanit, është në fazën e finalizimit të një hetim kompleks.

Por tashmë që prej ditës së djeshme dhe pas situatës së krijuar, në prokurorinë e Elbasanit është regjistruar një dosje e dytë, ndaj zyrtarëve që administrojnë incineratorin e Elbasanit.

Gjatë ditës së djeshme veprime hetimore janë kryer nga një oficer dhe prokuror i gatshëm në prokurori. Ndërkohë që procedimi penalë është regjistruar për veprën penalë të “Zjarrëvënie të qëllimshme”, pasi ka dyshime se një person mund të ketë hyrë në ambientet e brendshme.

Hetime po kryhen për “Shpërdorim detyre”, “Keq menaxhim të mbetjeve urbane” dhe “Ndotja e ajrit”. Pritet që ditën e sotme dhe në ditët në vijim zyrtarët kryesorë të shoqërisë aksionere “ECO-ELB” dhe punonjës që garantojnë perimetrin e sigurisë së incineratorit në Elbasan, të thirren për t’u marrë në pyetje.

Këto veprime tashmë do kryhen thuajse paralel dhe me dosjen e parë që mban Nr. 1417.

“Ora News” ka mësuar se vetëm nga ana e Bashkisë së Elbasanit përgjatë viteve 202,2023,2024 dhe 5 mujorit të vitit 2025, janë kryer drejt kompanisë “ECO-ELB” plot 239 transaksione bankare me një vlerë të përgjithshme mbi 2 miliard e 442 milion lekë të vjetra.

Kjo shumë është paguar për 4 shërbime, duke përfshirë dhe procesin e djegies por një gjë e tillë gjatë këtyre viteve është kryer në një periudhë fare të vogël, për të mos thënë fare.

Bashkia e Gramshit rezulton të ketë kryer 72 transaksione në drejtim të “ECO-ELB” me 209 milion lekë të vjetra. Ndërsa Bashkia e Librazhdit ka kryer 65 transaksione me vlerë 265 milion lekë të vjetra.

Lista vijon me Bashkinë Përrenjas, e cila ka kryer 71 transaksione me 223 milion lekë të vjetra. Kurse Bashkia e Cërrikut ka kryer 71 transaksione drejt “ECO-ELB” me vlerë totale mbi 308 milion lekë të vjetra.

E përfshirë në transaksione për një shërbim që është kryer pjesërisht është dhe Bashkia Belsh, e cila ka kryer 72 transaksione me vlerë mbi 198 milion lekë të vjetra. Pas saj ka vijuar dhe Bashkia e Peqinit me 66 transaksione, vlera e të cilave është 298 milion lekë të vjetra.

E fundit qëndron Bashkia e Rrogozhinës e cila ka kryer drejt kompanisë “ECO-ELB”, plot 12 transaksione me vlerë financiare 187 milion lekë.

TABELA E PAGESAVE

1. Bashkia Elbasan 239 transaksione me vlerë dy milliard e 442 milion lekë drejt kompanisë “ECO-ELB”.

2. Bashkia Gramsh 72 transaksione me vlerë 209 milion lekë të vjetra drejt kompanisë “ECO-ELB”.

3. Bashkia Librazhd 65 transaksione me vlerë 265 milion lekë të vjetra drejt kompanisë “ECO-ELB”.

4. Bashkia Prenjas 71 transaksione me vlerë 223 milion lekë të vjetra drejt kompanisë “ECO-ELB”.

5. Bashkia Cërrik 71 transaksione me vlerë 308 milion lekë të vjetra drejt kompanisë “ECO-ELB”.

6. Bashkia Belsh 72 transaksione me vlerë 198 milion lekë të vjetra drejt kompanisë “ECO-ELB”.

VIDEO- Rëndohet zjarri në landfillin e Elbasanit, flakët përhapen me shpejtësi në orët e mbrëmjes

EMISIONET