DYFISHOHEN MAKINAT ELEKTRIKE! Durrësi me më shumë mjete për banorë se çdo qytet
Në vitin 2024 u shënua dyfishim i makinave elektrike në vend duke arritur në 6400 të tilla. Megjithatë INSTAT raporton se 72 për qind e mjeteve funksionojnë me naftë ndërsa Durrësi ka numrin më të lartë për banor
Në çdo një mijë banorë në Shqipëri 328 kanë një makinë, ku deri në fund të vitit 2024 u regjistruan 959.226 mjete me një rritje prej 10 për qind.
35 për qind e totalit janë të regjistruar në Tiranë e më tej dhe në Durrës dhe Fier.
Por INSTAT veçon se qyteti bregdetar ka numrin më të lartë për makina sa i përket popullsisë, ku gati gjysma e banorëve ka në pronësi një të tillë.
Sipas të dhënave zyrtare gati 48 për qind e makinave janë të prodhuara 20 deri në 11 vite më parë, edhe pse ka një rritje të vit-prodhimit pas 2011.
Markat më të përhapura Volkswagen dhe Mercedes-Benz mbeten markat më të përdorura të autoveturave.
Në 72 për qind të rasteve mjetet motorike janë me naftë edhe pse ka një rritje të fortë të atyre elektrike.
Në vitin 2023 rezultonin 3319 të tilla ndërsa në fund të dhjetorit të shkuar ishin të regjistruara 6360 ku 90 përqind e tyre janë autovetura


