DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e "Bankers", arreston drejtuesit për "vjedhje" dhe "pastrim parash"! Tentohet rezistenca, policia shpërthen dyert, në pranga shtetasi kinez që zhvat pasurinë e shqiptarëve

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

Pas dy dekada vjedhje masive të pasurisë nëntokësore shqiptare, evazion fiskal, mashtrim me taksat, krime mjedisore, fryrje shpenzimesh, pastrim parash, korrupsion etj., policia ka zbarkuar sot në zyrat e kompanisë Bankers në Fier. Forca policie, të shoqëruara nga një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u hynë në ambientet e zyrave qendrore të kompanisë Bankers në kuadër të një dosjeje penale për evazion fiskal dhe pastrim parash. Forcave të policisë iu është dashur të ndërhyjnë më forcë, pasi nuk u janë hapur dyert e kompanisë. 

Sipas burimeve, janë lëshuar edhe 14 urdhër-arreste, ku 10 prej tyre janë ekzekutuar deri tani. Në pranga ka rënë administratori i kompanisë, kinezi Hongping Xiao, i cili nga hetimet rezulton si koka e skemës së evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Xiao, përpos vjedhjeve, ia ka vendosur vetes 1 milionë euro rrogë në vit.

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

Gjithashtu është arrestuar edhe ish-CEO i Bankres Leonidha Çobo, i cili dyshohet se ka përfituar miliona euro nga skema e evazionit fiskal. Çobo ka qenë i vetmi administrator shqiptar, i akuzuar nga vetë Bankers për vjedhje miliona euro, për të mbuluar vjedhje të tjera.

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

Gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, të ardhurat e Bankers nga nxjerrja e naftës janë rreth 4 miliardë euro, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë.

Kompania ka paguar zero taksa, pasi çdo vit manipulon dhe fryn shpenzimet. Kompania sajon shpenzimet deri nga më banalet, deri tek mësimi i gjuhës kineze, për të mos paguar taksat.

Për të njëjtën periudhë, kompania që tani zotërohet nga kinezët, ka deklaruar rreth 800 milionë euro fitime neto. Por pavarësisht këtyre shifrave, kompania që la pas vitin e 20-të të shfrytëzimit të vendburimit të Patos-Marinzës, nuk ka paguar asnjë lek tatim mbi fitimin për buxhetin e shtetit.

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

Bankers Petroleum vijon të deklarojë se ende nuk ka rekuperuar plotësisht kostot për shfrytëzimin e vendburimit, edhe pse kompania ka arkëtuar lumenj parash nga shitja e naftës. Pasoja është rrëmbimi i miliarda eurove duke lënë pas vetëm puset e ndryshkur, mjedisin e helmuar dhe vendburimin e tharë.

Vlen të theksohet se më 1 Maj të këtij viti pati edhe një protestë të punonjësve, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, para zyrave qëndrore të Bankers Petroleum.

Ata i bënë një thirrje të drejtpërdrejtë shoqërisë Bankers dhe drejtuesit të saj Hong Ping, që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve duke u ndalur në disa kërkesa kryesore si: ndalimin e intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve, ndalimin e diskriminimit dhe pabarazisë në trajtim dhe përfitime, ndalimin e nepotizmit dhe emërimeve klienteliste, aplikimin e statusit të naftëtarit, të dietës ushqimore etj.

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

Një vjedhje tronditëse

Gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, të ardhurat e Bankers nga nxjerrja e naftës janë rreth 4 miliardë euro. Të ardhurat janë të konfirmuara me dokumente zyrtare. Paratë që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit janë vjedhur dhe investuar në pasuri të paluajtshme.

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

Vjedhja tronditëse e shqiptarëve është provuar nga disa raporte të KLSH. Është provuar nga AKBN, Albpetrol, nga disa vendime gjykatash të formës së prerë etj.

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

(Një pjesë e shpenzimeve abuzive të Bankers në 2011).

Në vitin 2011, Bankers sajoi 247 milionë USD shpenzime të parregullta, për të mos paguar 60 milionë USD taksa.

Edhe një gjobë 100 milionë euro për mashtrime dhe manipulime, konfirmuar nga Gjykata e Lartë, u pezullua nga Anila Denaj kur ishte ministre e Financave.

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

Asnjë media nuk shkruan për vjedhjen më të madhe, ndoshta që nga Periudha Romake. Asnjë politikan nuk flet.

Përplasja me Edi Ramën

Në prill të vitit 2015, kryeministri Edi Rama paralajmëroi Bankers se nuk do të lejohej më të vidhte pasurinë nëntokësore të Shqipërisë.

Këto 18 muaj na kanë mjaftuar për të bërë një analizë shumë të qartë, të një sistemi të korruptuar dhe zhvatësish e grabitësish që shtrihet në të gjithë zinxhirin. Bazuar në auditin ndërkombëtar, ne do të marrim edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka shtetit shqiptar, dhe për çdo problematikë kompania do të vihet përpara përgjegjësisë si në SHBA, Gjermani apo Kanada. Ne nuk kemi luksin të mbyllim sytë apo të humbim qoftë edhe 1 litër naftë që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe aq më tepër të na e marrin siç ju teket atyre. Ashtu si me universitetet na kanë lënë me kontrata fantazmë”, deklaroi Rama.

Mosmarrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankers nisi në vitin 2014, kur Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, (AKBN) institucioni që përfaqëson Shqipërinë në kontratën koncesionare, kreu një auditim të bilancit bankers dhe procedurave të prokurimit të kompanisë për vitin 2011 dhe konkludoi se pjesa dërrmuese e shpenzimeve të kompanisë për këtë vit ishin të parregullta.

Në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, thuhet se Bankers duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 60 milion dollarë tatim fitim, pasi përmes mashtrimit të bilanceve ajo ka deklaruar shpenzime të fryra dhe në shkelje të kontratës që ka me Shqipërinë.

Për të shmangur taksat dhe fshehur fitimet, Bankers kishte sajuar 247 milion dollarë shpenzime. Bazuar në auditimin e AKBN-së, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i dorëzoi Bankersit një pretendim për 60 milionë dollarë taksa të papaguara.

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

(Pjesë e skemës së Bankers për shpenzime fiktive dhe pastrim parash janë oligarkët Sadik dhe Idajet Ismailaj).

DOKUMENTET+DETAJET/ Shteti "bastis" mafiozët e

Tatimet i bllokuan llogaritë kompanisë, e cila nuk pagoi kurrë taksa, pasi çdo vit manipulonte shpenzimet dhe kryente shpenzime të parregullta.

Kompania Bankers kërcënoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij me ndrërprerjen e nxjerrjes së naftës dhe me procese në Arbitrazh. Në vend që kompania të sekustrohej dhe të ndiqej kudo në SHBA, Kanada dhe Kinë për zhvatjen e naftës me vlerë disa miliardë euro, mashtrime me pasoja të rënda dhe katastrofa mjedisore, Bankers kërcënoi hapur Edi Ramën.

Kompania paralajmëroi se nëse autoritetet shqiptare nuk do t’i zhbllokonin llogaritë ajo do të vazhdojë reduktimin e naftës së prodhuar deri në ndalimin e plotë të operacioneve të saj.

Kërcënimi ishte si ai i hajdutit pasi e ke kapur duke të vjedhur në shtëpi. Edi Rama iu përgjigj Bankersit, duke theksuar se:

“Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren, as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit. Të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cenimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit“.

Por, pas këtij kërcënimi, pavarësisht kësaj deklarate, qeveria u tërhoq, ndërsa Bankers vijoi avazin e vjetër; Nxirrë naftë nga nëntoka shqiptare dhe mos paguaj taksa. Nuk kemi prova se pse u zbyth qeveria; ndan fitimet me Bankers në Offshore apo Bankers ka përdorur fuqi të tjera për shantazh. Por, është e provuar se qeveria aktuale, ashtu si ato të mëparshmet, nuk ka fuqi të mbrojë interesin e shqiptarëve përballë organizatës kriminale Bankers. /Marrë nga "Prapaskena"

EMISIONET