Dhomat e Zejtarisë, shoqatat e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë takim dhe prezantojnë projektet

Projekti i partneritetit midis Dhomes se Zejeve Koblenz, Dhomes kombetare te Zejtarise ne Shqipëri dhe Shoqates se sipermarresve dhe Zejtareve te Kosovës "Oda e Prizrenit" shenoi nje hap shume te rendesishem, duke bërë bashkë Shoqatat Zejtare, Institucione shteterore, gazetare, Shoqeri civile e nga komuniteti Nderkombetar.

Në takim u prezantua projekti dhe qellimet dhe per te kontribuuar ne forcimin e sektorit ne Shqipëri dhe Kosovë.

Ralf Hellrich, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës së Zejeve Koblenz gjermane, theksoi se ky projekt synon rritjen ekonomike vendase

‘’Shoqata dhe institucionet shtetërore duhet të krijojnë mjedisin e duhur për t’ju dhënë kualifikim e duhur punonjësve në profesionin e zejtarisë.

Ky projekt do të jetë i suksesshëm dhe është qëllimi të forcojmë ekonominë vendase’’.

Ambasadori gjerman Karl Bernger theksoi se duhet me shume mbeshtetje per sektorin e zejtarise

‘’Formimi profesional në zejtari është shtylla kurrizore në ekonominë gjermane dhe duhet ndjekur ky model’’.

Ilir Tafaj president i SHPPAT theksoi se kualifikimi i mjeshterve ne zejtari permirson cilesine e sherbimeve

Sinkron ‘’Shërbimi në këto lloj sallonesh të kapi nivelet e cilësisë europiane’’.

Partnerët nga të tre vendet u shprehën optimist për të transformuar sektorin dhe për të nxitur mundësi zhvillimi dhe biznesi për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës në profesionet e tyre.

EMISIONET