DENONCIMI/ “Shans Market” mashtron qytetarët me çmimet. Produktet reklamohen më lirë dhe shiten më shtrenjtë

Reklamimi i produkteve më lirë dhe pagesa më shtrenjtë që duhet të bëjë blerësi në kasë është një denoncim që ka mbërritur në redaksinë e “Ora Investigim”.

Qytetari shprehet:

“Dua të denoncoj mashtrimet me çmimet që bëhen në supermarketin  Shans në Tiranë. Shkova për të blerë një produkt dhe ne raft çmimi ishte 650 lekë, ndërsa te kasa pagova 700 lekë.

Pyes pse duhet të paguaj më shumë, kasjerja më tha që nuk e di, ky është çmimi.

Shkoj disa ditë më pas dhe më rezulton e njëjta gjë: produkti reklamohet me çmim të ulët dhe ti e paguan më shtrenjtë.

DIALOGU 1

Kasierja: 7 mijë!

Blerësja: 6 mijë e 500 ishte aty...

Kasierja: Jo, 7 mijë!

Ju lutem publikoni këtë shqetësim se kjo është vjedhje e hapur. Unë munda ta zbuloj se bleva 1 produkt po qytetarët që mbushin shporta e kanë të pamundur për të kuptuar vjedhjen që i bëhet.

Shteti duhet bëjë kontrolle dhe të marrë masa, sepse po të ndodhte në Gjermani kjo gjë supermarketit i vendosej shiriti, po këtu nuk ka kontrolle".

Nga një vëzhgim i bërë në “Shans Market” rezultoi se ky nuk ishte një rast i izoluar.

Blerësit debatojnë te kasa, pasi aty i duhet të paguajnë më shumë se çmimet e që i janë vendosur produkteve.

DIALOGU 2

Blerësja: Është 4500 aty!

Kasierja: Unë e fshij.

Blerësja: Ë?

Kasierja: E fshij nga sistemi, se kaq më del, nuk e di!

Blerësja: Po atje pse është vënë çmimi ashtu?

Kasierja: E kanë vendosur gabim!

Blerësja: Jo jo. I kanë të ndara veç e veç.

Kasierja: Ndoshta e kanë vendosur gabimisht.

Blerësja: Edhe në kompjuter duhet të jetë ai çmim. Po hajt, kujt t’ia hedhin, t’ia hedhin.

Televizioni “Ora News” ka kontaktuar me administratoren e “Shans Market”, e cila është shprehur se nuk është në dijeni të kësaj problematike.

EMISIONET