Buxheti 2025/ Buxhuku: I pritshëm, nuk kishim kriza të mëdha gjatë kësaj periudhe
Kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku në një intervistë në Ora News u shpreh se buxheti i vitit 2025 duhej të ishte i shoqëruar edhe me paketë fiskale.
Buxhuku: Fakti që është buxheti më i madh, është një lajm normal.
Është i pritshëm për arsye se nuk kemi kriza të mëdha siç është kriza e Covidit në të cilën mund të rrezikojë buxheti.
Nuk jemi as në vit krizash siç ishte në vitin 97’.
Pra është normal madhësia e buxhetit.
Ekonomia rritet dhe natyrisht do rritet edhe buxheti.
Buxheti është projektuar duke patur parasysh që situata ekonomike dhe fiskale duhet të jetë e qëndrueshme edhe vitin tjetër.
Por problematika qëndron në faktin sae në buxhet duhej të ishin parashikuar edhe fakti që ne duhej të kishim një farë sigurie për qëndrueshmërinë makroekonomike.
Që do të thotë se ishte mirë që bazuar në përvojat tona të deritashme të problematikave që kanë dalë nga aspekti ekonomik dhe fiskal duhej të ishte e parashikuar edhe një paketë fiskale.