Bujqësia drejt BE 2030, Salla vendos prioritetet kryesore

Bujqësia drejt BE 2030, Salla vendos prioritetet kryesore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim pune me stafin drejtues të Ministrisë, me qëllim evidentimin e problematikave dhe adresimin e zgjidhjeve në çdo sektor të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe zhvillimit rural.

Salla shpreh se në një postim në rrjetet sociale, në takim u vendosën prioritetet për ndërhyrjet kryesore në bujqësi për të arritur objektivin Shqipëria në BE në vitin 2030.

Këto prioritete lidhen me mbështetjen e fermerëve, rritjen e prodhimit vendas, përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, nxitjen e agroturizmit dhe përdorimin më efikas të fondeve publike dhe programeve mbështetëse.

“Sot me stafin drejtues të ministrisë realizuam një takim pune, me qëllim evidentimin e problematikave dhe adresimin e zgjidhjeve në çdo sektor të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe zhvillimit rural. Bashkë vendosëm prioritetet për ndërhyrjet kryesore që lidhen me mbështetjen e fermerëve, rritjen e prodhimit vendas, përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, nxitjen e agroturizmit dhe përdorimin më efikas të fondeve publike dhe programeve mbështetëse për të arritur Shqipëria 2030 në BE”, shkroi Salla, në një postim në rrjetet sociale.

EMISIONET