Bordi cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet me 4 lek çmimi i naftës dhe 1 lek benzina

Bordi cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet me 4 lek

Bordi i Transparencës ka publikuar ditën e sotme çmimet e reja të karburanteve në vend që futen në fuqi në orën 13:00 të ditës së nesërme, 13 nëntor.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 12 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 11.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 979, + 22 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1028, +5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 114.38 (- 3.65 nga data 11.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur  130 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 13 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET