Biznesi në krizë, kërkohet shtyrja e fiskalizimit, 650 biznese u mbyllën në Shkodër në 2021

650 biznese rezultojnë se janë mbyllur në Shkodër gjatë vitit 2021. Bizneset atje flasin për një krizë të thellë ekonomike, ndërsa kërkojnë shtyrjen me 5 vite të fiskalizimit.

Biznesi e mbylli vitin 2021 në krizë dhe Shkodra ishte një prej qarqeve që vuajti rëndë pasojat e pandemisë dhe përkeqësimit të situatës ekonomike.

650 biznese rezulton se ulen qepenat në vitin që lamë pas në këtë qark, sipas të dhënave të bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Shqipërisë.

Albert Tukaj: Janë mbyllur 655 biznese të vogla për shumë arsye, për shkak të rritjes së çmimneve, pandemisë dhe humbjes së kujdesit të qeverisë.

Në këto kushte kryetari i Bashkimit të Sindikatave qëndron kërkesës që qeveria të shtyjë me 5 vite fiskalizimin, pasi fatura e këtij procesi është e papërballueshme për biznesin e vogël.

Albert Tukaj: Fiskalizimi i ri është një ndërmarrje e dështuar, eksperiment i dështuar. Biznesi i vogël nuk ka mundësi të ripërparojë edhe njëherë.

Ata hedhin poshtë edhe deklarimet e qeverisë së 60% e biznesit të vogël e ka kryer fiskalizimin.

Albert Tukaj: Është e pavërtetë që 60% e biznesit të vogël kanë implemtuar fiskalizimin e ti. Në Shkodër 1 në 100 biznese mund ta ketë vendosur.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, Shkodra vitet e fundit kishte rritjen më të ulët ekonomike, ku pandemia dhe përmbytjet që kaloi ky rajon ndikuan në përkeqësimin e të dhënave.

 

EMISIONET