Besnik Lulaj i “Sinaloa”-s, monopol midhjesh te liqeni i Butrintit; ortak me drejtorin e Ujësjellësit, Sheme Lulo

Besnik Lulaj i “Sinaloa”-s, monopol midhjesh te liqeni i Butrintit;

Takimi i fshehtë në kryeministri me Edi Ramën me 2 tetor 2020, i dy anëtarëve të kartelit meksikan “Sinaloa”, Luftar Hysa e Besnik Lulaj, nuk ka qenë kontakti i parë mes tyre, por vazhdim i favoreve që ata kanë marrë nga qeveria shqiptare.

Dokumenti që po publikon “Pamfleti”, tregon se bizneset e monopol të anëtarit të kartelit “Sinaloa” Besnik Lulaj sponsor i PS, kanë nisur pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, konkretisht me biznesin e prodhimit të molusqeve e midhjeve dhe të drejtën e vetme të eksportimit të tyre.

Besnik Lulaj i “Sinaloa”-s, monopol midhjesh te liqeni i Butrintit;

Më 6 mars 2014, me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe licencë nga Ministria e Bujqësisë e leje Mjedisore nga Ministria e Mjedisit, Besnik Lulaj me banim në Vlorë, ka nisur dhe vazhdon biznesin e prodhimit të molusqeve e midhjeve në Liqenin e Butrinit.

E nisi si biznes të zakonshëm nga QKB, me firmën “Aquaproduct Butrinti Sh.p.k”, bashkë me Drejtorin e Ujësjellësit e drejtues i PS-Sarandë, Sheme Lulo, kunat i ish-deputetit të PS, Alket Hyseni, që atëherë ishte Drejtor i Anti-korrupsionit në Kryeministri.

Por pas 6 muajve, me lidhjet dhe fuqinë e pushtetit, ata krijuan monopolin e prodhimit të molusqeve midhjeve, duke marrë liqenin e Butrintit në përdorim për 99 vite pa qera, si dhe të drejtën ekskluzive të tregut të brendshëm e monopolin eksportues jashtë Shqipërisë.

Anëtari i kartelit meksikan “Sinaloa”, Besnik Lulaj dhe drejtuesi i PS e Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lulo, nuk e pushtuan liqenin e Butrintit, por e morrën me leje të qeverisë, duke nxjerrë jashtë loje edhe me dhunë shtetërore, 45 grupe prodhuesish të midhjes.

Ata, përveçse janë shpallur “pronarë” të liqenit të Butrintit, duke uzurpuar zonat e prodhimit të molusqeve e midhjeve nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë e Policisë, i kanë detyruar grupet e licensuara, që prodhimin ta dorëzojnë vetëm te monopoli “Lulaj” me çmim të diktuar.

Besnik Lulaj i “Sinaloa”-s, monopol midhjesh te liqeni i Butrintit;

Monopoli i tyre funksionon me këto dy forma; duke paguar taksa mujore fikse, ose duke e konvertuar detyrimin financiar me nga 20% të sasisë së molusqeve e midhjeve; që për Besnik Lulajn e Sheme Lulon është fitim i madh pa shpenzime, plus prodhimit që ata sigurojnë nga nga biznesi i tyre, për të cilin nuk paguajnë asnjë taksë në shtet.

Përveç kësaj, duke qenë ortak me drejtorin e Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lulo; në shërbim të këtij biznesi, është krijuar një impiant i veçantë furnizimi me ujë vetëm për qendrën e grumbullim përpunimit të midhjes në Sarandë, ujë që prej 8 vitesh nuk paguhet.

Besnik Lulaj ka dhe një biznes fermë në Sarandë në toka shteti, për të cilin do flasim në vijim; por bënë përshtypje, fakti që pas ardhjes së PS në pushtet, anëtari kartelit meksikan “Sinaloa”, Besnik Lulaj e Luftar Hysa, kanë marrë licensa për 2 kazino e resorte dhe kanë hapur 4 biznese ndërtimi, me të cilët kanë marrë 22 leje ndërtimi e 10 milionë Euro tenderë. / Marrë nga: Pamfleti

EMISIONET