BE 600 milionë euro për Shqipërinë, Pilku: 146 milionë euro do shpërndahen si grante për Bujqësinë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen e Bashkimit Evropian, ku përmes saj vendi do të përfitojë nga Instrumenti i Asistencës së Para-anëtarësimit të BE-së.

600 mln euro do të jetë mbështetja financiare e BE në shtatë vitet e ardhshme në procesin e zgjerimit për Shqipërinë. Bujqësia mbetet një nga sektorët me potencial më të madh në Shqipëri.

Por a i përfshijnë këto fonde të gjitha aktivitetet mbështetëse në këtë sektor?

Experti për bujqësinë Ilir Pilku tregon që Ministria duhet të rimodelojë programin për të shtuar produktet jetike.

Pilku: Ministria dhe institucionet duhet të jenë më të përgatitura. Duhet që ministritë e linjës të jenë me proceduese dhe që të jenë më të suksesshme.

Ndonëse Ministria e Bujqësisë  zhvillon 12 workshope sa i kërkon strategjia e BE, nuk arrin që të bëj një shpërndarje të informacionit nëpër zonat e thella urbane. Fermerët shpesh hasin vështirësi në plotësimin e formularit të aplikimit.

Pilku: Bashkisë dhe njësitë administrative, universitetet dhe konsulentët e bizneseve duhet të luajnë këtë rol që informacioni të shkojë në çdo cep të Shqipërisë.

Ky financim nga BE, përveç bujqësisë do të ketë në mbështetje financiare dhe një sërë sektorësh si reforma në drejtësi, mjedisi, energjia, zhvillimi i sektorit privat, punësimi dhe përfshirja sociale, qeverisja e mirë, decentralizimi, shoqëria civile si dhe qeverisja vendore.

EMISIONET