Bano: Farat autoktone sjellin rendimente të larta dhe fuqizojnë agroturizmin shqiptar

E ftuar në emisionin "Alert", në “Ora News”, kryetarja e Shoqatës së Agroturizmit, Johana Bano, foli për suksesin e përdorimit të farave autoktone në fermat shqiptare.

" Para se të niste ky projekt, ka pasur elementë përpjekjeje të vazhdueshme të disa agroturizmave, që bënin përpjekje në mënyrë autodidakte, filluan të shtroheshin në një rrugë më të mbarë. 

Ka pasur edhe skeptikë sepse është biznes dhe ka pasur pikëpyetje nëse këto fara do përshtateshin, nëse këto fidanë do të kishin redimentin e duhur në fermat tona që ne drejtojmë.

Këto fara janë treguar shumë kokforta dhe na treguan që po, sepse u kthyen në tokën e tyre, na treguan që jo vetëm që ka një produkt që ja vlen të përfaqësohet çdo agroturizëm, të ruajë të qënit autentik, të ketë të tregojë tek vizitorët e vetë dhe absolutisht dhe pjesa e nostalgjisë dhe shijes, por dhe në pjesën e llogaribërjes së saktë në njëbiznes tregoi që kishin rendimente shumë të mira", u shpreh Bano.

EMISIONET