ASNJË PAGESË PËR E-ALBANIA! Balluku: Shërbimet ofrohen në bashki e njësi administrative
Hapjen e zyrave për të dhënë shërbim falas në e Albania zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e inspektoi dhe në Patos. Gjatë takimit theksoi se administrate nuk do të marrë asnjë pagesë
Inspektimin për hapjen e zyrave në bashki dhe njësitë administrative për shërbimin falas të e-albanias zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i ka vijuar në Patos.
Në bashkëbisedim me një prej të moshuarve që po aplikonte apeloi që askush të mos i drejtohej noterëve të cilët marrin pagesë
Balluku theksoi se aksesi në e-Albania dhe shërbimet do të ofrohen nga administrate që pushteti vendor ka angazhuar
Pak ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama, i cili ka paralajmëruar se do të ketë ndëshkime për të gjithë ata noterë që do të marrin pagesa për të bërë aplikimin nga pensionistët apo dhe për persona të tjerë.

