Armatoset Shqipëria, buxheti fonde për armë të lehta dhe për dronë pa pilot

Në vitin e ardhshëm shqipëria pritet të vazhdojë blerjen e armatimeve të lehta për policinë e ushtrinë. Po ashtu edhe dronët pa pilotë dhe sistemet e tyre do të kenë fonde të posaçme duke shkuar në rreth 8 miliardë lekë

Me publikimin e buxhetit per vitin e ardhshem,ministrise se brendshme i eshte parashikuar nje shume per investime publike prej 1.4 miliardë lekesh.

Sipas tabelave te projektbuxhetit rezulton se pjesa me e madhe e investimeve do te shkoje per blerje armatimesh për policinë dhe për paisjet e forcave speciale.

Shuma për armë do të jetë 2 miliardë  leke për një projekt të nisur qe ne vitin 2014 dhe parashikon te përfundoje ne 2026

Rendesi do ti kushtohet edhe mbrojtjes teknologjike. Sulmi kibernetik I vitit te kaluar ka sjelle nevojen sipas ministrise se brendshme investime per permirsime e sistemit tims. Sistemet që do të sigurohen janë në mjaft prej ministrimeve dhe institucioneve.

Garda e republikës do të ketë po ashtu kamera të sigorisë.

Edhe ministria e mbrojtes do të ketë prioritet modernizimin me armatime. 2.2 miliardë lekë janë parashikuar për Kapacitetin e Avioneve pa pilote te armatosur (Dron/UAV) se bashku me sistemet e komandim kontrollit.

Nga projekti disa vjeccar prej 33 miliardë lekësh, vitin e ardhshëm do të prokurohen 4 miliardë lekë armatim i lehtë.

Te ardhurat buxhetore per vitin e ardhshem parashikohen ne masen 674,7 miliard leke, ku nga keto kontribuesit kryesore qe do te ndihmojne ne kete rritje, do te jene te ardhurat tatimore me 633.7 miliard leke dhe te ardhurat qe mblidhen nga tatimet dhe doganat me 477.miliarde leke.

Nderkohe te ardhurat nga kontributet per sigurimet shoqerore dhe ato shendetesore planifikohen te jene ne 156.7 miliarde leke

Ndersa nga ana tjeter totali i shpenzimve publike per 2024 jane planifikuar ne nivelin 735.9 miliarde leke

Ajo cka vihet re ne raport eshte se ka nje rritje te ndjeshme te shpenzimeve per personelin qe perfshihet edhe rritje e pagave.Nga 84,6 miliard leke qe ishte ne vitin 2022, per 2024 eshte parashikuar te shkoje ne nivelin mbi 119,7 miliard leke .Ne relacionin e projektbuxhetit verehet se shpenzimet per mirembajtjen e qeverisjen vendore jane ulur edhe me pak se cishin ne 2022, ne rreth 66,7 miliard lekesh.

Edhe shpenzimet per buxhetin vendor jane parashikuar te shpenzohen vitin e ardhshem rreth 71.1 miliard leke, 12.4 miliard leke me teper se vitin e kaluar

Nderkohe per shpenzime te tjera si papunesia, ndihma ekonomike,bonusi I lindjes thuajse do te jene te nejtat shifra te krahasuara me 2022.

Nderkohe per fondin e rindertimit verehet nje ulje.Nga 28.8 miliqaard leke qe jane dhene ne 2022, vitin e ardhshem shifra eshte ulur ne vetem 7,000 leke.

Armatoset Shqipëria, buxheti fonde për armë të lehta dhe

 

 

 

EMISIONET