Caca: Çmimet e apartamenteve në Tiranë jashtë çdo logjike ekonomike, janë rritur edhe ato në periferi

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Evropës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.

Kjo e llogaritur si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave, për një banesë 90 metra katror.

Për të kuptuar më shumë se pse ndodh kjo situatë në tregun imobiliar shqiptar, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte arkitekti Gjergji Caca.

“Pas vitit 2007 ka një bum të madh ndërtimesh në Tiranë dhe normalisht pjesa ekonomike të detyron të kuptosh se nëse ka kërkesa më shumë se ndërtime se kërkesa, duhet të jetë çmim i ulët, ndërkohë Tirana është një shembull jashtë-ekonomik.

Dmth u shtrenjtuan disa materiale bazë me nisjen e luftës në Ukrainë, dhe tashmë çmimet janë pothuajse aty ku ishin para luftës.

Edhe në Evropë gjatë këtyre viteve ka një lloj shtrenjtimi me 10 - 12%, sot në Vlorë ka një rritje nga 400 euro në 1400 euro.

Tirana ka kapërcyer nga mbi 1000 euro për metra katror nga viti 2010. Kjo është e përgatitur dhe po të shikosh është një lobim i madh ku çdo gjë vetë fryhet.

Dhe ne jemi një vend gri që nuk ka të dhëna, dhe po të shikosh ne kemi një ulje të numrit të popullsisë ndërsa çmimi i apartamenteve vetëm shtrenjtohet; po ashtu kemi një numër shumë të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë, e normalisht kërkesa për apartamente duhej të ishte më i ulët.

Sipas INSTAT-it, në 2024-n ka pasur rreth 130 milionë euro investime të huaja në Shqipëri, nga këto 23 – 25 % e kësaj shume ishin investime në pasuri të paluajtshme. Dhe po ta përkthesh këtë shifër në apartamente me sipërfaqe mesatare 100 metra/katror i bie rreth 3 mijë, ndërkohë vetëm Tirana ka 50 mijë apartamente boshe.

Dhe po të bësh llogari me lejet e ndërtimit të dhëna në Tiranë i bie që është 0.05 % i investimeve të huaja në vendin tonë shkojnë për apartamente dhe kjo nga bie edhe miti që të huajt po blejnë, ose më saktë nuk është një indikator që të huajt po blejnë ndaj po rritet çmimi.

Po ashtu remitancat tek ne janë ulur, dhe fuqia blerëse e shqiptarëve në vendin tonë ka rënë. Dhe në bazë të të gjitha të dhënave ekonomike çmimi besoj se duhet të ishte aty ku e ka vënë shteti si çmim reference, maksimumi në Tiranë çmimi i apartamenteve duhej të ishyte 1200 euro metri/katror, përveç rasteve kur ka gjëra ekskluzive, si apartamente luksi", u shpreh arkitekti Gjergji Caca, teksa shprehu bindjen e tij se çmimet do të bien.

NDIQNI ANALIZËN E PLOTË ME EKSPERTIN E NDËRTIMEVE GJERGJI CACA

EMISIONET