Albania Future Now: Ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në Slush Helsinki 2025
Nën sloganin "Albania Future Now", Shqipëria prezantoi ekosistemin shqiptar të inovacionit, në Slush 2025, një tjetër konferencë e rëndësishme nw botë per startup-e, investitorë dhe profesionistë të teknologjisë, që u zhvillua në Helsinki në datat 19- 20 nëntor.
Mes 6000 startup- eve nga e gjithë bota, ishin edhe 8 startup-e nga Shqipëria, mbështetur nga EU4Innovation: Dollap, Katalogim, LekoTech, PayStorm AI, Great Shift si edhe TeutAL, MedApp dhe Avenirs.
Slush ofron një mundësi unike për stautup-et, per te prezantuar idetë e tyre përpara investitorëve dhe fondeve ndërkombëtare.
Shqipëria po dëshmon se ka një bazë të gjerë talentesh, profesionistësh dhe sipërmarrësish, që mendojnë ndryshe dhe që nuk kanë frikë të ndërmarrin nisma te reja.
Produktet, sherbimet, kompanitë e tyre, po marrin pjesë aktivisht në evente te ndryshme ndërkombëtare, për t’u prezantuar tek investitorë të ndyshëm.
''Sot Shqipëria, ka një ekosistem te mirëfillte inovacioni, ku startup- et me ide të guximshme gjejnë mbështetje në programe të ndyshme akselerimi, ku marrin mentorimin e duhur për t’u zhvilluar'', tha Boralda Minaj, CEO BLIMITLESS/ TIRANA. SLUSH'D.
''Përfaqësimi i Shqipërisë në Slush Helsinki, tregon qartë se Shqipëria ka talente, ide dhe energii për të qenë pjesë e hartës globale të inovacionit, se ekosistemi shqiptar i startup- eve po rritet e po konsolidohet me hapa te sigurtë , drejt një të ardhmeje më inovative dhe te lidhur me tregjet globale'', tha Shkëlzen Marku themelues i GROWPRENEUR.

