"AKU kërcënon me procedim penal ata që i zbulojnë zullumet", Resuli: Krimi është mosndëshkimi dhe fshehja e atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve çdo ditë

"AKU kërcënon me procedim penal ata që i zbulojnë

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me njoftimin e AKU-së për rastin e helmimit të fëmijëve në Gramsh.

Resuli në postim ka nënvizuar një fjali të njoftimit të AKU-së ku theksohet se kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Ai thekson se AKU po kërcënon me procedim penal personat që zbulojnë zullumet e saj. Resuli shtoi se deri më tani nuk është marrë asnjë ndëshkim penal ndaj AKU-së pas skandaleve të njëpasnjëshme të cilat janë zbuluar muajt e fundit. 

Më tej në reagim ai thekson se prej muajit mars pret përgjigje për emrat e 8 kompanive të cilat kishin mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane.

Ai thekson se transparenca nuk është krim dhe se mos ndëshkimi i dhe fshehaj e rasteve po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

TIRANË- Postimi i plotë i Resulit:

AKU kërcënon me procedim penal ata që i zbulojnë zullumet?

Ka të drejtë AKU të flasë për procedime penale, për aq kohë sa asnjë qytetar nuk ka çuar ndonjëherë për ndëshkim penal AKU-në, për dhjetëra skandale me pasoja të rënda për shëndetin publik!

Ndërkohë, unë si qytetar pres që prej muajit mars një përgjigje zyrtare:Cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane? Transparenca nuk është krim.

Krimi është mosndëshkimi dhe fshehja e atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve çdo ditë!

EMISIONET