Aksidentet në punë në rritje, INSTAT publikon shifrat

Aksidentet në punë në rritje, INSTAT publikon shifrat

Sipas INSTAT, numri i punëmarrësve të aksidentuar në punë në vitin 2024 ishte 177, duke shënuar një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2023.

Nga këta, 4 në 5 ishin meshkuj, ndërsa aksidentet me pasojë vdekjen ishin 33.

Për të identifikuar parregullsi dhe për të nxitur bizneset të respektojnë masat e sigurisë, Inspektoriati Shtetëror i Punës kryen inspektime çdo muaj.

Gjatë vitit të kaluar u kontrolluan 9,860 subjekte dhe 190,000 vende pune.

Një pjesë e bizneseve morën vërejtje ose këshilla për të mbrojtur punonjësit e tyre.

Në total, u trajtuan 690 ankesa të adresuara në Inspektoratin e Punës.

Për bizneset problematike ose ato që gjendeshin në paligjshmëri gjatë inspektimeve, Inspektorati mori 3,433 masa administrative dhe 210 gjoba, me një vlerë totale prej 54 milionë lekësh.

EMISIONET