Afat i ri për pronat/ Propozohet shtyrja deri në 2027-ën për njohjen dhe kompensimin

Ish-pronarët që nuk kanë ende vendim njohje, vlerësimi apo kompensimi të tokës do të kenë një afat të dytë për shqyrtimin e  dossjeve.

Propozimi nisi të diskutohet në parlament, ku në seancën e javës së ardhshme pritet dhe votimit.

Parlamenti ka nisur diskutimet për të shtyrë afatin e shqyrtimit për njohjen e pronës në atp dhe për kompensimin.

Në komisionin e ligjeve u theksua se përmes kësaj procedure synohet ti jepet fund situatës që zgjat që prej vitit 1991.

Afete të reja do të vendosen edhe për kompensimin monetar atë me tokë tjetër apo dhe në sipërfaqet që kanë pasur para sekuestrimit prej qeverisë komuniste.

Opozita shprehu shqetësimin se përgjatë 8 viteve ka pasur një numër të ulët të dosjeve të shqyrtuara.

Vonesat sipas përfaqësuesve të qeverisë erdhën edhe prej pezullimit të zbatimit të ligjit nga gjykata e Strasburgut, kur edhe u vendos formula e re e vlerëimit financiar.

EMISIONET