3 studio në garë për qendrën në parkun e Lumit Vjosa, Rama: Do të kombinojmë zonat e mbrojtura dhe shfrytëzimin për turizëm
Qeveria pritete të hartojë një strategji ku zonat e mbrojtura do të kombinohen me turizmin.
Në finalen për studiot që do të realizojnë Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informacionit”, në parkun kombëtar të Vjosës, kreu i qeverisë tha se ishte një nga vendimet më të vështira.
Po ashtu ai u kujtoi shteteve të BE që nuk kanë marrë masa për mbrojtjen e natyrës
16 studio të huaja dhe shqiptare u përfshinë në garën për “Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informacionit”, në parkun kombëtar të Vjosës. në fazën finale u kualifikuan tre prej tyre ku përmes jurisë së ekspertëve do të dalë fituesi
kryeministri edi Rama theksoi në ceremoni se tashmë është hyrë në fazën e konservimit dhe zhvillimit të zonës së mbrojtur
Nuk ka asnjë vend në Evropë të paktën, se bota është shumë e madhe për të folur me siguri që të ketë një park kombëtar, i cili e përshkon gjithë trupin e vendit dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë vend në Evropë sot, që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën shpesh herë kemi qenë të detyruar t’ua kujtojmë miqve evropianë kur këmbëngulnin se duhet ruajtur lumi i fundit i egër në Evropë që po, patjetër duhet ruajtur, por më parë sesa të na japin ne leksione se si ruhet një lum i egër, duhet të kujtohen që të egër kanë qenë dhe lumenjtë e tjerë të Evropës por ata i kanë zbutur për qëllime, që natyrisht, nuk kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e natyrës.
Po ashtu Rama theksoi se turizmi do të jetë në qendër të vëmendjes, dhe kjo për të shtyrë drejt konsumatorëve më të mëdhe
Dhe në këtë aspekt, Vjosa dhe Parku Kombëtar është për ne njëkohësisht edhe një shkollë, shkollë shumë e rëndësishme për të kuptuar dhe për të mësuar hap pas hapi sesi këto të dyja mund të bashkëpunojmë me njëra-tjetrën, sesi ne duhet t’u japim një perspektivë komuniteteve që jetojnë tanimë në kufijtë e këtij Parku Kombëtar se pranë kufijve të këtij parku kombëtar, zhvillimet nuk janë të pamundura, por duhen bërë me një sens krejt të ri dhe krejt largpamës të luksit. Ne na duhet turizmi i luksit, na duhet për njerëzit e zakonshëm
Për këtë ai paralajmëroi një projekt që do të ketë kombinimin mes zonave të mbrojtura dhe shfrytëzimit për turizëm çka përkthehet në të ardhura pr bashkitë
Kështu që, as fantazimi symbyllur i njërës palë për të kundërshtuar çdo gjë dhe as pa diskutim nevoja për të prekur çdo gjë në emër të zhvillimit, nuk duhet të na pengojë që ne të gjejmë një ekuilibër sa më harmonik mes të dyjave, gjë që programi dhe projekti i Vjosës si park kombëtar do të vazhdojë të na udhëheqë
Pas prezantimit të ideve fituese u shpall Grupi Cebra e cila do të ngrejë një qendër Multifunksionale në parkun Kombëtar të Lumit Vjosë.

