Përgjaket bilardoja në kryeqytet, efektivi i FNSH-së vritet aksidentalisht nga i biri 7 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë aksidentalisht me pistoletën e tij e të shërbimit nga djali i tij 7 vjeçar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në një bar-bilardo në rrugën "Shyqyri Brari", pranë Kopështit Zoologjik, ku eshte ai jetonte.
Arma e shërbimit i ka marrë jetën efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë pasditen e kësaj të diele, 20 dhjetor.
39-vjeçari, Roland Bicerri, ka qenë duke luajtur bilardo bashkë me shokun e tij në barin poshtë pallatit ku jetonte, pranë Kopështit Zoologjik.
Me vete kishte marrë edhe djalin 7 vjeçar. Efektivi e kishte lënë armë në një nga tavolinat teksa po luante.
Në një moment fëmija ka nxjerrë armën nga çanta e të atit dhe i ka qëlluar me një plumb në qafë, i cili ka rezultuar fatal pavarësisht ndihmës mjekësore.
Policia ka shoqëruar shokun e viktimës dhe disa nga punëtorët ku ndodhi ngjarja për ti marrë në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave.
Banakieri i lokalit thotë për Rtv Ora se viktima po qëndronte aty prej më shumë se një ore me shokun dhe djalin.
"Po bënim muhabet në banak, vetëm kur dëgjojmë krisma."
Duke qenë se efektivi i policisë e mbante armën e shërbimit me vete, SHÇBA ka nisur hetimet krahas policisë së Tiranës.
39 vjeçari Bicerri shërbente prej 20 vitesh në policinë e Tiranës, më herët ka qenë pjesë e RENEA-s, Forcave të Rendit dhe reparteve të tjera.
Vrasja e efektivit të FNSH-së është rasti i dytë për të këtë vit dhe këtë muaj që ekzekutohen efektivët e policisë.
Me 5 dhjetor u vra në superstradën Lezhë-Milot efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela i cili po kthehej nga Shkodra drejt Tiranës.
