E rëndë në Fier, mjeti përplas për vdekje 24-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qenas të Fierit.

Një mjet ka përplasur një 24-vjeçar me biçikletë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

"Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 24 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 24-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vendi Lajme fier Lajmi i fundit Kronike vdekje perplas mjeti

EMISIONET