"E kam komshi Tinka Kurtin…", veterani i luftës kërkon të bëjë vaksinën anti-Covid
Nisja e fushatës për vaksinimin e personaliteteve në moshën mbi 80 vjeç ka bërë që drejt "Air Albania" të paraqiteshin dhe ata që nuk ishin të ftuar.
Për luftën ndaj pushtuesve e kanë vlerësuar me librezën e veteranit, por pa e përfshirë në prioritet të betejës me koronavirusin.
“Edhe unë personalitet jam,veteran lufte. E kam komshi Tinka Kurtin.”
Por jo të gjithë ata që morën dozën e parë ishin VIP.
Rrreth orës 09:30, stadiumi kombëtar u vizitua këtë herë jo nga lojtarët më të mirë të futbollit, por nga emrat më të njohur të artit e politikës.
Margarita Xhepa, Alfred Moisiu, Aleksandër Meksi, Pirro Milkani, Tinka Kurti, ishin ata që injektuan dozën e parë të vaksinën anti-Covid.
Pak prej tyre vendosen të flisnin për mediat, por e konsiderojnë vaksinimin si të vetmen formë ndaj pandemisë.
Milkani: Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t’i kthehem jetës normale me vaksinimin.
Ambientet e stadiumit "Air Albania" i vizitoi edhe kryeminsitri Rama.
Në komentin e tij foli me kritika ndaj atyre që vunë në pikëpyetje strategjinë.
Deri tani janë vaksinuar rreth 5000 persona, staf mjekësor dhe të moshuar.
