Digjet makina e Shefit të Paraburgimit Vlorë/ Autorët thyejnë dhe xhamin dhe...

Një makinë është djegur rreth mesnatës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajrro Cakerri në Vlorë, e cila ka qenë në epiqendër e ngjarjeve kriminale në qytetin bregdetar muajt e fundit.
Mësohet se makina tip “Nissan Micra”, me targa AA 091 NB.

Mjeti është në pronësi të shefit të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani.

Ngjarja dyshohet se është e qëllimshme, pasi fillimisht dy persona kanë thyer xhami i mjetit dhe më pas është hedhur benzinë.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar autorët drejt këtij akti.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike vlore makina Aktualitet djegje

EMISIONET