Digjet makina e 20-vjeçarit në Krujë, shkaqet ende mister

Digjet makina e 20-vjeçarit në Krujë, shkaqet ende mister

Një tjetër rast i djegjes së automjeteve, por tashmë në qytetin e Krujës.

Sipas asaj që raporton Policia, sot pak pas mesnate, në oborrin e banesës ka marrë flakë pjesërisht makian tip “Golf” në pronësi të shtetasit 20-vjeçar me iniciale G.D.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Policia: Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip "Golf", në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Vendi Lajme policia digjet Lajmi i fundit Kronike Aktualitet

EMISIONET