Digjen edhe dy makina në Elbasan, ja emrat e pronarëve

Digjen edhe dy makina në Elbasan, ja emrat e pronarëve

Rreth orës 04 .00 të mëngjesit, në lagjen '11 Nëntori', në qytetin e Elbasanit janë djegur pjesërisht 2 automjete.

Burime për Ora News shprehen se, janë djegur automjetit tip "Volvo" në pronësi të shtetasit Daniel Duka dhe automjeti tip "Ford Focus" në pronësi të shtetasit Aleksandër Bragjeci.

Sipas policisë së Elbasanit, nga hetimi paraprak dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Policia: Në orët e para të mëngjesit,  në lagjen "11 Nëntori", Elbasan,  është djegur  pjesërisht mjeti tip "Volvo",  në pronësi të shtetasit D.D.,  dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip "Ford", i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale.

Vendi Lajme elbasan policia Lajmi i fundit Kronike flake Aktualitet makinat

EMISIONET