Zyrtari ukrainas: Forcat ruse deportojnë rreth 40,000 njerëz nga Mariupol në Rusi

Forcat ruse deportuan pothuajse 40,000 njerëz nga Mariupol në Rusi ose në Republikën Popullore separatiste të Donetskut.
Kështu tha kryebashkiaku i Mariupolit Vadym Boichenko gjatë një konference në qendrën mediatike Ukraine-Ukrinform të martën.
“Ne kemi verifikuar tashmë listat e atyre që u deportuan nga Mariupol në Rusi ose në të ashtuquajturën DPR, janë gati 40 mijë persona. Fatkeqësisht, për momentin nuk jemi në gjendje të verifikojmë gjithçka, por po vazhdojmë punën”, tha Boichenko.
Ushtria ruse e çon popullsinë vendase në periferi të Rusisë, në Lindjen e Largët ose në Siberi dhe atje ata i përdorin për punë të ndryshme, tha Boichenko.
Ai shtoi se banorëve të Mariupolit u lëshohet një certifikatë zhvendosjeje dhe janë të përfshirë në "poshtërim punë."

