Zyrtari perëndimor: Shtatë gjeneralë rusë janë vrarë në Ukrainë, i fundit të shtunën

Gjenerali rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, i cili thuhet se vdiq të shtunën, është oficeri i rangut më të lartë që është vrarë deri më tani, sipas ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Ekspertët thonë se morali i ulët midis trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.
Doktrina ushtarake ruse nuk lejon pothuajse asnjë iniciativë midis nëntetareve dhe rreshterëve, me gradat e reja që presin gjithmonë urdhra nga lart.
Një oficer në pension i ushtrisë britanike tha se vdekjet e gjeneralëve sugjeronin gjithashtu një "fushatë snajperësh shumë të suksesshme që mund të shkatërrojë strukturat e komandës ruse".

