Zyrtari i presidencës franceze: Putin "nuk duket i gatshëm për t'i dhënë fund luftës"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 22:36

Ditën e sotme, 12 mars pati nëj bisedë 75-minutëshe në telefon mes presidentit rus Vladimir Putin, presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderit gjerman Olaf Scholz.
Një zyrtar i presidencës francezë ka dhënë detaje nga biseda.
Zyrtari tha se Putin "nuk dukej gati për t'i dhënë fund luftës" në Ukrainë.
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë kanë bërë thirrje për një armëpushim si kusht përpara negociatave të strukturuara.
Ata gjithashtu i thanë Putinit se shkatërrimi nga forcat ruse duhet të ndalet, tha zyrtari, shkruan Sky News.

