Zyrtari i Moskës: Rusia do t'i japë fund operacionit në Ukrainë kur të ndalen kërcënimet e NATO-s

"Operacioni special ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë së kërcënuari Rusinë në lidhje me Ukrainën", tha Alexey Polishchuk, një zyrtar i lartë në ministrinë e Jashmte të Rusisë, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
"Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve të NATO-s ndaj Rusisë", tha diplomati.
"Operacioni special po zhvillohet siç është planifikuar", shtoi ai.
"Të gjitha qëllimet do të arrihen," theksoi Polishchuk.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një fjalim televiziv më 24 shkurt se në përgjigje të një kërkese të krerëve të republikave të Donbasit ai kishte marrë një vendim për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak.
Udhëheqësi rus theksoi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës dhe qëllimi ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i vendit.

