Zyrtari i mbrojtjes amerikane: Sot janë lëshuara nga Rusia drejt Ukrainës më shumë se 400 raketa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 18:00

Shtetet e Bashkuara kanë parë më shumë se 400 raketa të lëshuara nga Rusia në pushtimin e Ukrainës që nga mëngjesi i sotëm, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes.
Sipas zyrtarit, ukrainasit kanë ende sisteme të mbrojtjes raketore ajrore që mbeten të qëndrueshme, të paprekura dhe të angazhuara.
Zyrtari tha gjithashtu se ndërsa Rusia ende nuk ka arritur epërsi ajrore, por ka zona ku ata kanë më shumë kontroll se të tjerët.


