Zyrtarët rusë: Vritet oficer i lartë i marinës ruse pranë Mariupolit

Zyrtarët rusë: Vritet oficer i lartë i marinës ruse

Një zëvendës komandant i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i Rangut të Parë Andrei Paliy, u vra gjatë luftimeve në rajonin e qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, thanë dy zyrtarë të lartë rusë.

Në një deklaratë në Telegram, Mikhail Razvozhaev, guvernatori i Sevastopolit, tha:

"Ai zgjodhi të mbronte atdheun e tij si vepër të jetës së tij dhe vdiq për të ardhmen tonë paqësore. Në vitin 1993, ai refuzoi të bënte betimin për besnikëri ndaj Ukrainës, mbeti besnik ndaj Rusisë duke u nisur për në Flotën Veriore të Rusisë”.

Sevastopol është selia e flotës ruse të Detit të Zi. Qyteti port është në Krime, i aneksuar nga ana e Rusisë nga Ukraina në 2014.

Ekaterina Altabaeva, një senatore ruse nga Sevastopol, tha në VK.com, një rrjet social i njohur rus, se qyteti kishte pësuar një humbje të rëndë dhe të pariparueshme.

"E njihja personalisht. Një oficer me shkronjën O të madhe, një mbrojtës i guximshëm i Atdheut tonë, i përkushtuar ndaj betimit dhe marinës," tha ajo.

"Ai e donte Sevastopolin me gjithë zemër. E gjithë jeta e tij iu kushtua qytetit Hero."

Mijëra trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus gati një muaj më parë, thanë zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s.

EMISIONET